You are here
Home > Kombëtarja > Shënojeni në listë! Ka arritur në finalen e Champions, legjenda italiane: Hysaj më i mirë!

Shënojeni në listë! Ka arritur në finalen e Champions, legjenda italiane: Hysaj më i mirë!

Elseid Hysaj ka kaluar një sezon për t’u harruar me Napolin, pasi me ardhjen e trajnerit Ançeloti e ka humbur rëndësinë te skuadra italiane. Në kohën e Sarrit nuk diskutohej asnjëherë për fanellën e titullarit, duke qënë i palëvizshëm në skuadrën që konkurronte Juventusin në titullin kampion.

Shumë kritika ka marrë mbrojtësi shkodran në Itali, madje disa herë edhe të tepruara. Ndoshta për herë të parë, mbrojtësi është vlerësuar nga legjenda italiane e futbollit, Salvatore Bagni. Ish-lojtari i Napolit dhe Interit ka vlerësuar për “Canale 8”, sa i përket interesimit të Ançelotit për lojtarin e Totenhemit, Triper: “Për mendimin tim Hysaj është në merkato për të dalë, do të gjejë një ekip të rëndësishëm. Kartoni i tij duhet të kushtojë 30 milionë. Triper? Jo, Hysaj është më i mirë”, ka thënë Salvatore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top