
Grashopërsi i vendit të fundit në Zvicër, ka marrë një tjetër rezultat negativ në ditën e djeshme, duke barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Xamaxit. Kjo ishte një ndeshje direkte për mbijetesë ku shanset për të shpëtuar do të rriteshin me një fitore, megjithatë kjo nuk ka ndodhur.
Megjithëse matematikisht Grashopërsi është ende në lojë, për vetë klubin gjithë historia ka mbaruar tashmë. Arlind Ajeti u gjend në stol edhe ndaj Xamaxit, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë të vetme. Situata po përjetohet si një dramë nga ana e Grashopërsit, ndërsa besimi u ka humbur që të gjithëve. Fillimisht ishin tifozët që nuk pranuan lojtarët e tyre, duke i ofenduar dhe hedhur karrige në drejtimin e tyre.
Drejtori i këtij klubi, Stephan Rietiker menjëherë pas ndeshjes ndaj Xamax, ka dalë i mërzitur nga stadiumi: “Nuk kam asnjë koment”. Por më shumë do të fliste sulmuesi Marko Djuricin, për të kuptuar gjendjen e klubit: “Tani mori fund. K y është një moment i trishtë. Edhe sa mund të gënjejmë përqark? Ne kemi marrë 6 barazime rradhazi dhe padyshim që nuk e dimë sesi fitohet”, ka thënë sulmuesi për të dorëzuar armët. /Shqiperia.ch/