
Shumë zhurmë është bërë në merkaton e janarit, sa i përket talentit shqiptar, Meritan Shabani. Ky i fundit shihej si një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, që mund të bënte diferencën në ndeshje edhe në ekipet e para, jo vetëm tek të rinjtë.
E kishte treguar më së miri sesa vlente në këtë sezon, me Ajaksin që u tregua i gatshëm për ta marrë në skuadër dhe tashmë do të gjendej në gjysmëfinalen e “Champions League” ndaj Totenhemit. Holandezët i pikasin raste të tilla dhe nuk u lënë t’u ikë nga duart, por Bajerni vendosi përkohësisht mbyllen e një tratative të tillë. Megjithatë për Shabanin nuk ka pasur ndonjë ftesë nga ekipi i parë i Niko Kovaç, duke e bërë largimin të pashmangshëm. Gjigandët gjermanë do të zgjedhin largimin e mesfushorit shqiptar në formën e huazimit, pasi nga karriera e tij pritet shumë dhe shërbimet e Shabanit do të vlejnë shumë për Bajernin në të ardhmen. /Shqiperia.ch/