You are here
Home > Kombëtarja > Sadiku zbulon skemën e Rejës: Do të luajmë me 3-5-2, me Panuçin nuk luante gjysma e ekipit

Sadiku zbulon skemën e Rejës: Do të luajmë me 3-5-2, me Panuçin nuk luante gjysma e ekipit

Shqipëria do të përballet në muajin qershor, ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi. Në prag të këtyre takimeve, ka folur sot në konferencën për shtyp edhe sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku.

Megjithëse jo në formën më të mirë të mundshme, futbollisti kuqezi i dha një dorë Luganos, për t’u kualifikuar në “Europa League”. Sa i përket aspektit të Kombëtares, Sadiku u shpreh se Shqipëria do të luajë me skemën 3-5-2 ndaj Islandës.

“Trajneri ka përdorur skemën që do përdorur ndaj Islandës, 3-5-2. Atij i pëlqen që të rri në fushë me lojtarët dhe të marrë mendimin tonë. Fatmirësisht kemi kohë deri në ndeshjen me Islandën. Akoma nuk e di nëse do të jem titullarë, pasi është vetëm dita e dytë. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën dhe të shënojë. E bëra edhe ndaj Andorrës, pavarësisht se nuk isha në formën më të mirë. Normale që do më pëlqente të isha vendimtar edhe në dy takimet e ardhshme.

Me Panuçin ka qënë një ndryshim brezi dhe kanë ardhur prurje të reja. Ne kemi pasur probleme në ekipet tona dhe gjysma e ekipit nuk ka luajtur në kampionatet respektive . Ky ishte problemi, por edhe rregullat që ai kishte pastaj…

Duhet të jemi një grup i vetëm, si kemi qënë me De Biazin. Islanda është një ekip që luan mirë në lojën në ajër dhe rezultatet e saj flasin pas arritjeve. Duhet t’i harrojmë dy prezencat e bëra më parë, të shkojmë atje dhe të marrim rezultatin maksimal. Mua më pëlqen që të jem i lirshëm dhe kjo ka qënë forca jonë, që të jemi bashkë. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë te trajneri Reja, është që flet personalisht me ne dhe na bën të ndihemi të rëndësishëm”, ka thënë Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top