You are here
Home > Kombëtarja > Sadiku largohet nga Lugano me fjalët e heroit: Si dy vite më parë, e gjeta duke luftuar për mbijetesë

Sadiku largohet nga Lugano me fjalët e heroit: Si dy vite më parë, e gjeta duke luftuar për mbijetesë

Armando Sadiku i ka dhënë një dorë të madhe Luganos, për të arritur në “Europa League”. Me shumë fat skuadra e sulmuesit shqiptar, arriti një objektiv të rëndësishëm, megjithëse barazoi me rezultatin 3-3 ndaj Grashopërsit, që kishte kapitulluar prej kohësh.

Goli i parë i takimit erdhi pikërisht nga lojtari kuqezi. Tashmë Sadiku bën gati valixhet, për t’u rikthyer te Levante pas përfundimit të huazimit. Kjo ishte edhe dëshira e tij më e madhe, për t’i dhënë një dorë Luganos në Europë dhe të ikte me kujtimet më të mira. Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, sulmuesi shqiptar flet me fjalët e heroit:

“Ja ku jemi në fundin e një kampionati tjetër. Unë erdha te Lugano në një kohë të vështirë, kur diskutohej dhe luftohej për mbijetesën. Por ne e menaxhuam situatën për të arritur grupet e “Europa League”, si dy vite më parë. Jam shumë i lumtur që kontribova me tre gola shumë të rëndësishëm. E vërtetë, nuk ishte e lehtë për mua që të kthehesha pas atij dëmtimi të gjatë dhe të luaja gjithmonë për 90 minuta. Por unë jam i sigurt se në çdo minutë në fushë, jap më të mirën për fanellën. Lojtarët e mëdhenj shihen pikërisht në këto situata”, ka thënë Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top