You are here
Home > Kombëtarja > Rasti fatlum i talentit Gega, nëse nuk e merr Milani përfundon te…Lioni!

Rasti fatlum i talentit Gega, nëse nuk e merr Milani përfundon te…Lioni!

Gilberto Gego ka marrë një ftesë nga Milani për t’iu bashkuar në një testim dhe për t’u parë nëse mbrojtësi shqiptar është i vlefshëm për kuqezinjtë. Lojtari që ishte pjesë e AEK U-17, do të bëj një hap të madh në karrierën e tij në sezonin e ardhshëm.

Periudha e provës te Milani do të jetë nga data 7-10 maj, ndërsa thirrja e italianëve kishte mbërritur te skuadra e AEK që në 30 prill. Megjithatë edhe nëse Milani nuk e pranon, Gega nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Lioni e pret te dera, për t’i ofruar talentit shqiptar një tjetër mundësi. Sipas asaj që raporton “SportTime.gr”, francezët e kanë dashur prej kohësh futbollistin shqiptar, por kërkuan të prisnin deri në verë për të marrë në skuadër. Gega do të bashkohet sipas të gjitha gjasave me Shqipërinë, megjithëse ka marrë edhe ftesën e Greqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top