You are here
Home > Kombëtarja > Prestigjozja zvicerane thumbon Taulant Xhakën: Do e festosh me birrë dhe cigare Kupën?

Prestigjozja zvicerane thumbon Taulant Xhakën: Do e festosh me birrë dhe cigare Kupën?

Taulant Xhaka është një ikonë e klubit të Bazelit, përveçse një lojtar me peshë të madhe te Shqipëria. Mesfushori shqiptar ka dhënë një prononcim për prestigjozen zvicerane, “Blick.ch”, sa i përket momentit që po kalon te skuadra e njohur.

Bazeli gjendet në një periudhë krize, pasi nuk ka fituar asgjë së fundmi.  “Ne nuk kemi fituar asgjë prej dy vitesh. Vërtet duam që ta sjellim Kupën te Bazeli. Unë i kam njoftuar lojtarët e rinjë që ende nuk kanë e kanë fituar një Kupë. Ata më pyesnin: “Si është gjendja në stadium? Çfarë emocionesh të jepen kur fiton?”. Për mua nuk ka asgjë më të bukur sesa të fitosh titullin në një stadium të tejmbushur”, ka thënë Xhaka.

Ndërkohë gazetari zviceran e ka ngacmuar lojtarin e Shqipërisë sa i përket finales së Kupës së Zvicrës: “A do të festosh me cigare dhe birrë nëse fiton?”. Përgjigja e Xhakës do të ishte po aq thumbuese, duke lënë gjithçka të hapur: “Këtë do ta shohim”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top