
Keidi Bare ka përfituar nga ndërrimi i trajnerit te Malaga, për të lënë stolin dhe për të fituar edhe njëherë dashurinë e tifozëve. Skuadra spanjolle fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Alcorconit në transfertë, ndërsa paraqitja e mesfushorit shqiptar ishte thuajse në perfeksion.
Një vlerësim i madh erdhi edhe nga ana e mediave spanjolle, që nuk mund të qëndronin në heshtje përpara performancës së shqiptarit, që quhet edhe “pitbull” nga shokët e skuadrës. Ajo që mund të veçohet është padyshim përshkrimi i prestigjozes “AS”:
“Shqiptari ishte sundues. Ndeshja me Alcorconin mund të jetë pjesa e konsolidimit të tij. Ai mbuloi shumë topa dhe luajti me kriterin e duhur. Gjithmonë i vendosur mirë. Ka ardhur nga Ateltiko Madridi dhe do të jetë thelbësor për ekipin e parë”, shkruan “AS”. /Shqiperia.ch/