You are here
Home > Kombëtarja > Po ky nga doli? Dikur i thonim të gjitha për Panuçin se e thërriste, çfarë kalibri që ishte Ndoj

Po ky nga doli? Dikur i thonim të gjitha për Panuçin se e thërriste, çfarë kalibri që ishte Ndoj

Shumë kritika ka marrë Kristian Panuçi në drejtimin e Shqipërisë, por jo të gjitha qëndronin për trajnerin italian. Sigurisht që gabime kishte pafundësisht në mënyrën sesi menaxhoi situatën apo për rezultatet që mori, por nëse kërkojmë të shohim diçka pozitive, ishte prurjet e reja që solli të kuqezinjtë.

Emanuele Ndoj ishte një prej tyre, me Panuçin që jo vetëm që nuk e diskutoi asnjëherë në grumbullim, por edhe duke i dhënë hapësirën e duhur në fushë. Shumë prej tifozëve shqiptarë e kritikuan italianin, nisur nga performanca që jepte Ndoji në fushë, me ndeshjet e para që nuk ishin më të mirat e mundshme.

Por nga ana tjetër, me ekipin e Breshias ishte i jashtëzakonshëm. Përmirësimet e këtij mesfushori janë të mëdha dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Seria A. Jo më kot, edhe ndaj Islandës ishte një nga gjërat e pakta të bukura për t’u parë.

Trajneri Reja e aktivizoi në pjesën e dytë, ndërsa Ndoj tregoi se ishte lojtar i kalibrit të lartë. Topa që hapeshin nga njëri krahë në tjetrin, nuk i shohim shpesh nga lojtarët e Shqipërisë, që i mungon disi guximi dhe saktësia për ta bërë një gjë të tillë. Madje do të surprizonte edhe vetë Hysajn, që nuk i priste pasime të tilla, duke gabuar në të paktën dy raste me disa stopime pas pasimeve të gjata të Ndojit, që ishin elementare për t’u ulur. Një mesfushor me të ardhme të madhe dhe që ka gjithë karrierën përpara, sa shumë që presim nga një lojtar që dikur shpreheshim: “Po ky çfarë kërkon në Kombëtare?”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top