
Jahmir Hyka ka arritur të lërë gjurmë me ekipin e ri që iu bashkua në merkaton e dimrit, Makabi Netanja që luan në Izrael. Sulmuesi shqiptar nuk po përshtatej në mënyrën më të mirë, pas edhe dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar.
Megjithatë “pleshti” magjik ka arritur të shënojë dy gola, në takimin që po zhvillohet ndaj Hapoel Hadera. Ndeshja është ende duke u luajtur, por rezultati është në shifrat 3-1 në favor të Makabit. Hyka do të arrinte të shënonte golin e parë në minutën e 6, ndërsa gjeti edhe realizimin e dytë personal pas 21 minutash më vonë. /Shqiperia.ch/