
Një rezultat që nuk mund të konsiderohet as tenistik, Shqipëria e femrave e ka tejkaluar imagjinatën dhe ka dalë përtej çdo kufiri të mundshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 është dorëzuar tërësisht në transfertën e sotme ndaj Holandës U-19, duke u mundur me rezultatin 12-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e EURO 2019, por shifra të tilla të shprehin qartësisht se është e kotë të ëndërrosh për më tepër. Sigurisht, profesionalizmi në këtë grup lojtaresh nuk është në maksimumin e tij, prandaj humbje të tilla janë deri diku të kuptueshme. /Shqipëria.ch/