You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përse u shpall Partizani kampion? Analiza e Redi Jupit, ndodhi për 11 arsye

Përse u shpall Partizani kampion? Analiza e Redi Jupit, ndodhi për 11 arsye

Partizani arriti të fitonte titullin kampion në Shqipëri, madje duke tejkaluar edhe fantazinë e tifozit më pasionant. Superiorja u sigurua matematikisht pikërisht në një përballje derbi me Tiranën, për më tepër e fituar me rezultatin 2-1.

Por çfarë i bëri të kuqtë të shpalleshin kampion pikërisht në këtë moment, ndërsa në vitet e shkuara kishin shfaqur shumë vështirësi? Personaliteti i njohur i sportit në vendin tonë, Redi Jupi, ka bërë një analizë më në detaje duke nxjerrë 11 pikat e tij që e dërguan Partizanin drejt titullit kampion.

  • Lojtarët- Sa i përket kësaj pjese, ekipi në fjalë ka pasur të njëjtin grup prej 3 vitesh, me ndryshime shumë të vogla. Kemi pasur një balancë në ndërtimin e skuadrës, pavarësisht asaj që pritej. Ndërsa edhe në merkaton e janarit janë bërë ndërhyrjet e duhura.
  • Skënder Gega ka pasur personalitetin e duhur dhe të fortë dhe nuk ka pranuar ndërhyrje në asnjë moment të vetëm.
  • Ka pasur edhe një plotësim shumë të mirë të trajnerit sa i përket stafit të Partizanit, që e kanë mbështetur në çdo moment.
  • Drejtori teknik- Drejtori teknik i Partizanit është një nga të vetmit që nuk është trajner në pritje dhe nuk dëshiron të jetë i tillë.
  • Presidenti i Partizanit- Ka lënë strukturat e skuadrës të punojnë dhe i është përgjigjur financiarisht.
  • Marrëdhënie të mira ka pasur edhe më palën e tretë, pra mediat.
  • Kampionati ka qënë pa ndikime dhe ndërhyrje, ndryshe nga çfarë është përfolur më herët.
  • Rivalët- Nuk kanë qënë në sezonin më të mirë. Ekipi që e ndjek, Kukësi, ka ndërruar shumë trajnerë.
  • Aleancat- Partizani nuk ka bërë kurrë aleanca dhe ka marrë gjithmonë pikët që i takonin nga një ndeshje.
  • Arbitrimi nuk ka pasur ndikim këtë herë në kampionat, duke mos qënë as pro dhe as kundër Partizanit.
  • Infrastruktura është gjithashtu një tjetër komponent i rëndësishëm, megjithëse i kushtohet pak rëndësi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top