
Trajneri Reja do të debutoj si trajner i Shqipërisë në takimin që kuqezinjtë tanë do të kenë përballë Islandës në transfertë. Një ndryshim i ri vjen sa i përket grumbullimit të lojtarëve, pasi nuk do të bëhet në vendin tonë.
“Panorama Sport” raporton se futbollistët tanë do të mblidhen në Frankfurt të Gjermanisë, kjo për shumë arsye. Fillimisht është largësia e madhe për lojtarët tanë, që fillimisht duhej të udhëtonin për në Shqipëri, e më pas të mbërrinin në transfertë e largët të Islandës.
Gjermania u shkurton shumë kilometra thuajse të gjithë futbollistëve, pa harruar këtu edhe motin. Të dyja shtetet në fjalë kanë një përafërsi deri diku të temperaturave, duke ia bërë lojtarëve më thjeshtë ambientimin nëpërmjet stërvitjes. /Shqiperia.ch/