
Florent Hadërgjonaj ka qënë afrimi i fundit që ka përforcuar grupin e Shalandit, sa i përket kualifikueseve që po zhvillohen për Europianin e ardhshëm. Por në kohët pasardhëse, pritet që të njëjtën rrugë të ndjek edhe lojtari i Sionit, Bastien Toma.
Nofka e tij është “i magjishmi” Toma, pasi në gjysmën e parë të këtij sezoni na ka kujtuar shumë ikona të futbollit botëror, me lojën e zhvilluar në fushë. Gola të një tjetër niveli dhe pasime që nxirrnin huq të gjithë kundërshtarët, padyshim që vëmendja mbi këtë futbollist ishte e madhe.
Shqipëria dhe Kosova e bën interesimin e tyre për Tomën, por ky i fundit që ka përfaqësuar moshat e Zvicrës ka kërkuar më tepër kohë. Sigurisht që në një kohë kaq të madhe të kërkuar lihej mundësia edhe për një thirrje nga Zvicra A, por që tashmë është thuajse e pamundur. Në gjysmën e dytë të sezonit futbollisti ka pasur një rënie të performancës, të paktën në statistika duke mos rezultuar si vendimtar. Ashtu si edhe në rastin Hadërgjonaj, mbetet çështje kohe që edhe Bastien Toma t’i ofrohet Kosovës për të lënë të rinjtë e Zvicrës. /Shqiperia.ch/