You are here
Home > Kryefaqja > Për këdo që e humbi, kjo është pamja e plotë e flamurit shqiptar në Barcelona-Liverpul

Për këdo që e humbi, kjo është pamja e plotë e flamurit shqiptar në Barcelona-Liverpul

Barcelona-Liverpul ishte ndeshja që mbajti kryefjalën në mbrëmjen e sotme, duke tërhequr shikuesit në botën mbarë. Takimi përfundoi në rezultatin 3-0, në domimin e katalanasve, që u shfaqën më të qartë dhe mbi të gjitha më konkret në lojën e tyre.

E ku ka më bukur sesa në kryendeshjen që ka vëmendjen e gjithë botës të shfaqet flamuri shqiptar? Kjo ndodhi në “Camp Nou”, ndërsa disa tifozë shqiptarë që kishin fatin të ishin në stadium, nuk harruan të merrnin edhe flamurin me vete. Më saktësisht u vërejt pas festimit të Luis Suarez në golin e parë, me ngjyrat kuqezi që ndezin edhe më shumë festën e tifozëve shqiptarë të Barcelonës. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top