You are here
Home > Kombëtarja > Për çfarë të sharash flisni? Trajneri Celestini: Sadiku është luan, por jo si me Alioskin

Për çfarë të sharash flisni? Trajneri Celestini: Sadiku është luan, por jo si me Alioskin

Trajneri i Luganos, Celestini, i ka përtypur të gjitha të sharat që mori në gjuhën shqipe nga Armando Sadiku. Pas atij goli të realizuar ndaj Bazelit, sulmuesi shqiptar lëshoi një lumë ofendimesh edhe në drejtim të trajnerit të tij, që nuk po i besonte verbërisht.

Gjithsesi e gjitha kjo i përket së shkuarës ndërsa trajneri zviceran tregon se nuk ndikohet aspak nga ajo situatë. Lugano është duke provuar të gjitha shanset për të arritur një vend në Europë dhe për këtë duhet ndihma e lojtarit kuqezi. “Shqiperia.ch” sjell për lexuesit edhe intervistën e fundit të teknikut të Luganos, që ndalet gjatë te Sadiku:

“Gjithmonë përpiqem t’i jap atij paqe dhe të kem durim. Nuk duhet të mendojmë se Sadiku i sotëm është ai që luajti me Alioskin. Ai arriti në Lugano pas një dëmtimi të rëndë në gju, atij duhet t’i jepet koha e duhur. Është një luan, ne i dimë përpjekjet që ka bërë për t’u kthyer nga një operacion në një kohë kaq të shkurtër.

Unë nuk jam i zhgënjyer nga performanca e tij, madje edhe me YB  në një fushë që nuk është shumë e përshtatshme për të në këtë moment, luftoi dhe bëri atë që i kërkuam të bënte. Ai na ndihmon me lëvizjet e tij, në zonën ku ai është gjithmonë i ruajtur dhe krijon hapësirë ​​për shokët e tij. Natyrisht do të donte të bënte më shumë, por ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që po vinte. Fakti që Sadiku gjithmonë mund të luajë është tashmë një fitore”, ka thënë Celestini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top