You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Paradoksi/ Kololli shënon dy gola të tjerë, rivaliteti te Kosova e dërgon si…mbrojtës!

Paradoksi/ Kololli shënon dy gola të tjerë, rivaliteti te Kosova e dërgon si…mbrojtës!

Çuditërisht te Kosova përdoret si mbrojtës, por Benjamin Kololli është një sulmues i mirfilltë. Sa shumë gola të realizuar nga ana e shqiptarit me Zurichin në kampionat, ndërsa nuk di të ndalet as në miqësore.

Pasi shënoi në takimin e shkuar, futbollisti i Kosovës një gjë të tillë e ka bërë edhe në miqësoren ndaj ekipit gjerman të Uerdingen. Në takimin e fituar me rezultatin 3-1, dopieta do të ishte e Kolollit. Kosova e ka luks të ketë një lojtar të tillë, por më paradoksale është pozicioni ku ky futbollist aktivizohet te dardanët.

Për shkak të rivalitetit të madh që ka në krahun e sulmit të Kosovës, ai përdoret si mbrojtës krahu. Zeneli, Rashica dhe emra të tjerë të frikshëm në sulm të detyrojnë për të bërë një zgjidhje të tillë, por me Kolollin që duhet të zmbrapset disi, Kosova humb jo pak gola ndaj kundërshtarëve të saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top