You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Pamja e fundit që vjen nga “Arena Kombëtare”, shtëpia e re e Shqipërisë drejt fundit

Pamja e fundit që vjen nga “Arena Kombëtare”, shtëpia e re e Shqipërisë drejt fundit

“Arena Kombëtare” është shtëpia e re që do të mirëpres Shqipërinë, duke filluar që te ndeshjet e kualifikueseve të Europianit. Një stadium që në pamje është i jashtëzakonshëm dhe me kushtet e duhura dhe kërkuara nga organizmat europian, është padyshim edhe një vlerë e shtuar për futbollin shqiptar.

Më parë arena të tilla nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, por pas investimit në Elbasan dhe Shkodër, ishte momenti që kuqezinjtë të rikthehen në kryeqytet. “FSHF” ka publikuar vetëm para pak minutash disa foto nga “Arena Kombëtare”, atje ku duket se kanë nisur edhe punimet brenda fushës. Dëshira është e madhe që gjithçka të përfundoj brenda qershorit, por duhet parë nëse është mundësia e kompanisë për të përmbyllur gjithçka para ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top