
Nga një Kombëtare te një tjetër dhe nga një kontinent, të një tjetër. Kjo është situata e ish-trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi. Tekniku italian duket se nuk do të rrijë në shtëpi edhe për shumë gjatë.
Fillimisht mediat italiane raportuan se figura legjendare e futbollit europian, do të shkonte në Kinë për të marrë drejtimin e një ekipi. Por së fundmi, shkruhet se po shkojnë drejt fundit negociatat për të marrë Kombëtaren e Kinës. Sigurisht, një aventurë e tillë do të kishte një vlerë të kushtueshme për nervat e italianit.
Madje situatën nuk arriti ta menaxhoi në mënyrën e duhur, duke i dalë e gjitha nga duart pas kritikave, ku në Shqipërinë zyrtare numërohen vetëm 3.000.000 banorë. Imagjinata shkon larg nëse përmendim faktin se nëse kjo marrëveshje e Panuçit realizohet, duhet të jap shpjegime para 1.419.672.370 banorëve. /Shqiperia.ch/