
Rashica sërish e përjeton në mënyrë nervoze lenien në stol ng klubi i Verderit, duke reaguar ashpër kundrejt trajnerit. Nuk është hera e parë që ndodh nga Rashica një gjë e tillë. Herën e parë kjo ndodhi me ish-trajnerin e Shqipërisë, Ganni De Biassi, ku pas lënies jashtë “Euro2016”, Rashica u largua nga kombëtarja e Shqiperisë, duke iu bashkuar Kosovës.
Të njëjtën situatë, e përsëriti në ndeshjen e “dardanëve” kundër Azerbajxhanit. Miloti e nis sërish nga pankina, pasi trajneri zviceran Shaland vendosi mos aktivizimin e tij. Reagimi i Rashicës, bëri që trajneri i Kosovës të kuptonte gabimin dhe limitin e tij, duke e ndryshuar menjëherë qëndrimin.
Tashmë, historia vazhdon të përsëritet edhe në Gjermani, këtë herë me klubin e Verderit. Sipas atyre që raportojnë mediat gjermane, futbollisti shqiptar ka reaguar në mënyrë të keqe edhe për lënien jashtë në ndeshjen e djeshme nga ana e Verderit, duke mos e pranuar vendimin e trajnerit. /Shqipëria.ch/