
Mali i Zi do të luajë me Kosovën për kualifikueset e Europianit, ndërsa e veçantë do të jetë kjo përballje për Fatos Beqirajn. Ky i fundit do të përfaqësojë Malin e Zi, madje ka gjasa që të ketë edhe shiritin e kapitenit.
Gazeta “Zëri” ka zhvilluar një intervistë me këtë futbollist, duke diskutuar edhe për rastin e Përparim Hetemajt. Lojtari në fjalë refuzoi të luante kundër Kosovës përpara disa kohësh, pasi përfaqësonte Finlandën.
Por situata nuk është e njëjtë me Beqirajn: “Jo, nuk kam bërë kërkesë pasi dua të jem korrekt edhe ndaj njerëzve që më kanë dhënë mundësinë nga fillimi. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Federatën malazeze. Nëse luaj, do ta jap maksimumin
Nuk do të festoj, nuk është e lehtë të luash ndaj vendit që je lindur dhe rritur. Do ta jap më të mirën e mundshme për ta fituar ndeshjen edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Kosova ka treguar së fundmi që ka një skuadër të mirë dhe të talentuar, me një dëshirë të madhe. Kosova e ka merituar të jetë në eliminatore edhe më herët”, ka thënë Beqiraj. /Shqiperia.ch/