You are here
Home > Kombëtarja > Një tjetër trillim i mediave? Muslija që luan me Gjermaninë, nuk zyrtarizohet nga Kosova

Një tjetër trillim i mediave? Muslija që luan me Gjermaninë, nuk zyrtarizohet nga Kosova

Vetëm pak orë më parë nga mediat në Kosovë është bërë fakt i kryer se Florent Muslija ka zgjedhur t’i bashkohet dardanëve. Aktualisht luan me të rinjtë e Gjermanisë, por në bazë të shtypit, lojtari i Hanoverit do t’i bashkohej Shalandit në ndeshjet e shtatorit.

Kur flasim për tema të ngjashme, gjithmonë jemi mësuar në Kosovë që nga ana e mediave të zyrtarizohen disa çështje që janë ende në hapa të parë. Ende nuk dihet saktësisht nëse është ky rasti i Muslijës, por presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka ngurruar ta konfirmoj të gjithën këtë.

I ftuar në emisionin “Arena Sportive” në RTK, Ademi ka folur shumë për dëshirën e tij që ta shohë këtë futbollist të veshur me fanellën e Kosovës, por pa cituar asgjë konkrete rreth përgjigjes së lojtarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top