
Shpesh themi që në vendin tonë nuk rriten talente dhe se për të pasur një kombëtare të fortë duhet të marrim gjithmonë lojtarë nga jashtë. Por duket se ky mentalitet po ndërron dhe se Shqipëria mund të afrojë lojtarë me të vërtetë shumë interesantë dhe premtues për të ardhmen. I tillë është Ildi Gruda. Djaloshi 19-vjeçar nga Shkodra së fundmi është bërë protagonist me kombëtaren U-20 të Shqipërisë.
Ai realizoi golin e kuqezinjve në barazmin 1-1 të arritur kundër Katarit. Sulmuesi i cili u zhvillua si lojtar tek akademia Vllaznia, para një viti ka pasur një transferim në Malte te ekipi i La Valleta, por duket se merkato e kësaj vere do e gjejë atë në një ekip akoma më të fortë. Gruda u vlerësua shumë për performancën e tij kundër ekipi aziatik ku përve golit të shënuar, ishte vendimtar me lojën e tij ku ishte më i miri për Shqipërinë.
Duke e parë në stilin e tij të të luajturit ngjason shumë me legjendat e futbollit shkodran si Sinani apo edhe Salihi. Ndoshta edhe në gjakun e tij është “adn-ja” e një futbollisti pasi si babai ashtu edhe xhaxhallarët e tij kanë qenë futbollistë të shquar që kanë mbajtur veshur fanellat e Vllaznisë dhe Besëlidhjes në vendin tonë.
Gruda është “xhevahiri” i rradhës që vjen nga Shkodra dhe kampionati ynë pavarësisht se tashmë luan në Malte. Elementë të tillë si sulmuesi 19-vjeçar na japin shpresën se e ardhmja e kombëtares dhe e futbollit tonë do jetë më duar të sigurta. /Endri Cinari-Shqiperia.ch/