You are here
Home > Kombëtarja > Një gjuajtje në portë dhe…gol! Ish-portieri i Kombëtares për Berishën: E kishte 7 metra larg!

Një gjuajtje në portë dhe…gol! Ish-portieri i Kombëtares për Berishën: E kishte 7 metra larg!

Etrit Berisha është fajësuar disi për atë humbje të Shqipërisë të marrë ndaj Islandës në transfertë me rezultatin 1-0. Gjithmonë detyra e portierit duket e lehtë në pamje të parë, por faktikisht ndonjëherë duhet të kapërdijë edhe vlerësime të pamerituara.

Ashtu si edhe në takimin e djeshëm, atje ku gardiani i Kombëtares nuk mund të bënte diçka më tepër në rastin e golit. Por nga ana tjetër, ajo ishte gjuajtja e parë në portë nga dy në total që do të bënin futbollistët e Islandës.

Statistikat e rëndojnë së tepërmi, ndërsa ish-portieri i Shqipërisë, Orges Shehi, e ka marrë në mbrojtje me deklaratën e dhënë për “Supersport”: “Për mua ishte totalisht i pafajshëm. Futbollistin kundërshtar e kishte 7 metra larg dhe është thuajse e pamundur që të reagosh aty. Më mirë çfarë mund të bënte Berisha në atë rast? Ndoshta vetëm një mrekulli”, ka thënë Shehi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top