
Ndeshja e mbrëmshme ndaj Parmës tregoi se Frederik Veseli nuk e ka vendin në të majtë të mbrojtjes. Trajneri i Empolit ka vendosur të eksperimentojë me mbrojtësin shqiptar por lëvizjet e shumta në pozicione të ndryshme po e dëmtojnë atë. Veseli ka më tepër tiparë shkatërruese sesa të niset me sprint për në sulm. Edhe në ndeshjen ndaj Parmës ai nuk mund të përshtatej nga e majta.
Daljet e tij ishin të ngadalta dhe pa shumë krijimtari në organizimin e lojës. Krosimet shpesh të gabuara dhe dukej sikur nga krahu i majtë po luante një amator. Fundja nuk është faji i tij pasi pozicioni duhet t’i përshtatet lojtarit e jo lojtari t’i përshtatet pozicionit. Pas përfundimit mediat italiane e cilësuan me të drejtë më të dobëtin në fushë. Nëse Empoli kërkon një Veseli si ai që kishte në Seria B, trajneri duhet ta përshtas në qendër të mbrojtjes e jo ta mundojë nga krahët./Shqipëria.ch/