You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nëse Shqipëria kërkon trajner nga treva e saj, Skënder Gega është zgjedhje e parë

Nëse Shqipëria kërkon trajner nga treva e saj, Skënder Gega është zgjedhje e parë

Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Europianit 2020, me dëshirën për të përsëritur suksesin si në Francë.

Momentalisht punët nuk po shkojnë më së miri, me Panuçin që nuk ka bindur me rezultatet. Por nga ana tjetër, tekniku italian po rikthen entuziazmin me talentet e reja të grumbulluara.

Nëse flasim për prespektivën e së ardhmes, e Shqipëria kërkon t’i besojë një trajneri nga treva e saj, Skënder Gega duhet të jetë zgjedhje e parë. Aktualisht është duke bërë realitet ëndrrën e madhe të Partizanit, për të sjellë në shtëpi titullin kampion.

Por nuk është kjo arsyeja më e madhe, që Gegës t’i jepet stoli i Kombëtares. Në elitën e Europës ku projekti i mirë është baza e gjithçkaje, vendi i trajnerit të një ekipi apo Kombëtare të parë, i besohet dikujt që ka punuar më parë me të rinjtë.

Kjo pasi e ka shumë më të lehtë për të arritur suksesin, duke qenë se i njeh më së miri futbollistët e dalë nga ekipet zinxhirë. Gega ka punuar për shumë kohë me Shqipërinë U-21, ndërsa me Partizanin po dëshmon mentalitetin fitues. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top