
Të gjithë janë vendosur në garë pas talentit shqiptar, Arbër Zeneli. Sezoni që ky futbollist është duke kaluar në Holandë, ka bërë që shumë ekipe, edhe ato të ligave më të njohura, të interesohen për shërbimet e këtij lojtari.
Zeneli ka marrë edhe çmimin e lojtarit të vitit në Kosovë, në një kohë që shumë futbollistë kanë shkëlqyer të dardanët. Futbollisti i Herenvenit, në një intervistë për “Insporti”, ka folur edhe pak për të ardhmen e tij, ndërsa mediat e dërgojnë në Turqi dhe Itali.
“Ende herët të flas për të ardhmen time. Megjithatë, nëse do të gjendem në Holandë pas vitit të ri, me siguri që do të vazhdojë sërish me Herenevenin dhe do t’i përkushtohem asaj skuadre”, u shpreh Zeneli. /Shqiperia.ch/