You are here
Home > Kryefaqja > Në Turqi çuditen që të gjithë, Muriqi për Fenerbaçen: Po flisja thjeshtë për gjyshin tim

Në Turqi çuditen që të gjithë, Muriqi për Fenerbaçen: Po flisja thjeshtë për gjyshin tim

Në Turqi ka ndryshuar gjithçka sa i përket fatit të Vedat Muriqit për sezonin e ardhshëm. Deri para pak ditësh të gjithë vendosnin dorën në zjarr se sulmuesi i Kosovës, do të shkonte te Fenerbaçe për sezonin e ardhshëm.

Madje u mendua se ky ishte edhe kushti i futbollistit, që nuk e dëshironte një tjetër klub në Turqi. Por me një deklaratë të vetme, Muriqi i ka habitur të gjithë. Ai është shprehur se dëshiron kalimin te Galatasarai, një ekip ky që do të luajë edhe në “Champions League”:

“Unë thjeshtë thashë që gjyshi është tifoz me Fenerbaçen, por kjo nuk do të thotë se unë kam simpati për atë klub. Dua të luaj me Galatasarain”, ka thënë Muriqi, duke habitur jo pak me fjalët e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top