
Pasi kishte disa ndeshje që Bare nuk po preferohej më në fushë nga ana e Malagas, historia ndryshoi në mbrëmjen e sotme ndaj Alcorconit. Skuadra e mesfushorit shqiptari fitoi me rezultatin 1-4 në transfertë, ndërsa kjo shifër golash për 90 minuta nuk realizohej prej 2 vitesh.
Lojtari fierak arriti të bënte diferencën në mesfushë, madje prej pasimit të tij, do të vinte edhe realizimi i tretë. Ndërkohë vlerësimi ishte i madh edhe nga mediat spanjolle, të cilat e përshkruajnë në këtë mënyrë mesfushorin e Kombëtares: “Shqiptari mbuloi shumë topa dhe ishte kudo në fushë. Nuk ndaloi së vrapuari dhe tregoi një vizion të lojës dhe fuqisë së shuar në mesfushë”. /Shqiperia.ch/