
Një vëmendje të veçantë në Itali gjatë ditës së sotme, i kanë kushtuar portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Sipas një artikulli të postuar nga “Cittaceleste”, gardiani shqiptar është njeriu që ka ndarë gjithmonë opinionin publik.
Sipas po këtij artikulli, flitet se Strakosha konsiderohet nga shumë persona si një talent i madh i së ardhmes, por nga ana tjetër, ka edhe shumë skepticizëm për të. Shumë gola ka pësuar Lacio në kohët e fundit, megjithëse për faj edhe të mbrojtjes, një peshë të madhe të fajit e mban edhe portieri.
Ekipi lacial pësonte gjithmonë gol, vetëm në ndeshjen e fundit Strakosha ka arritur të mbaj portën e paprekur, megjithëse nuk është se bëri ndonjë pritje shpëtimtare. Tashmë Strakosha është në periudhë prove dhe duhet të tregojë sesa vlen. /Shqipëria.ch/