You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali pasyqrojnë ardhjen e Vrionit te Shqipëria: Një talent, prindërit do e shijojnë përpara TV

Në Itali pasyqrojnë ardhjen e Vrionit te Shqipëria: Një talent, prindërit do e shijojnë përpara TV

Vrioni ishte një tjetër surprizë e ardhur nga ana e Panuçit, sa i përket listës që Shqipëria ka bërë publike për takimet ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Sulmuesi mori vëmendjen dhe jehonën në Shqipëri, pas atij goli të realizuar ndaj Italisë U-21, në atë humbje me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluara përpara pak kohësh. Tashmë ftesa e Panuçit duket se i ka surprizuar të gjithë, madje edhe në Itali.

Kjo ftesë e teknikut italian për Vrionin, është pasqyruar edhe nga mediat italiane. Mes tyre ishte edhe faqa e Sampdorias, e cila njoftonte se lojtari që ata zotërojnë, është thirrur nga kombëtarja shqiptare. Vrioni është i huazuar përkohsisht te Venecia, megjithëse kartoni i tij mbahet nga Sampdoria.

Nga ana tjetër, “Cronachemaceratesi.it”, e trajton të gjithën këtë rast si një histori suksesi, ku sulmuesi e ka nisur gjithçka nga Metalica, një ekip që luan në divizionet më të ulta të Italisë, për të mbërritur te Shqipëria. “Tashmë prindërit do të ulin përpara TV dhe të shijojnë talentin e djalit të tyre me Shqipërinë”, përfundon uebi italian. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top