You are here
Home > Kombëtarja > Në “Instagram” i përket me kohë Shqipërisë, a e ka ndërruar vendimin Florian Kamberi?

Në “Instagram” i përket me kohë Shqipërisë, a e ka ndërruar vendimin Florian Kamberi?

Florian Kamberi është një nga dëshirat e hershme të Shqipërisë, për ta pasur këtë lojtar në organikën e saj. Por asokohe do të ishte vetë lojtari që do ta bënte të vështirë këtë afrim, për t’iu bashkuar të rinjëve të Zvicrës.

Ftesa nga ekipi i parë i helvetëve nuk ka mbërritur ende dhe kjo i ka shtuar dyshimet sa i përket zgjedhjes së Kamberit. Ky i fundit prej disa kohësh ka dhënë sinjale nëpërmjet “Instagramit” për një afrim të mundshëm me kuqezinjtë, megjithëse asgjë e kryer në rrugë zyrtare. Mbërritja e Eros Grezdës në Skoci ka qënë një tjetër arsye që mund ta lidhte sulmuesin e Hibernianit gjithmonë e më tepër me Kombëtaren.

Koha që kalojnë të dy futbollistët është e madhe, prandaj edhe ndikimi do të jetë sadopak për të ndryshuar zgjedhjen e Kamberit. Së fundmi ky futbollist ka postuar një foto ku nëpërmjet figurave të “Instagramit” tregon shqiponjën, por a do të jetë i Shqipërisë? Të paktën në rrjetet sociale, është i yni prej kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top