
Një nga ndeshjet që do të luhen në fundjavë në kampionatin grek, është edhe ajo mes Arisit dhe Asteras Triplois.
Ish-trajneri i njohur i kundërshtarëve të Arisit në këtë fundjavë, Staikos Verges, ka bërë një analizë të përgjithshme të takimit, ndërsa është ndalur edhe te elementët më të rëndësishëm sipas tij të Arisit.
“Çfarë më impresionon mua më tepër nga kampi i Arisit? Padyshim që Basha, Mattia dhe Gama. Këta tre futbollistë kanë vërtet shumë kalitete. Në qendër të saj është një skuadër e një niveli të mirë. U suprizova nga paraqitja që ata bën në derbin e fundit ndaj PAOK-ut. U rikthyen në fushën e lojës dhe ndryshuan imazhin e saj”, u shpreh Verges. /Shqipëria.ch/