You are here
Home > Featured > Në Basel nuk e “qajnë” largimin e Ajetit, Kemal Ademi shënon dopietë

Në Basel nuk e “qajnë” largimin e Ajetit, Kemal Ademi shënon dopietë

Pesë gola në po aq ndeshje, ky është bilanci i Kemal Ademit në Zvicër. Sulmesi 23-vjeçar ka befasuar me paraqitjet e tij në këtë fillim kampionati duke qenë protagonist ndeshje pas ndeshje. Skuadra e Baselit ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Lugano falë dopietës së sulmesit nga Kosova.

Një bomber i ri po zhvillohet tek Bazeli, teksa zviceranët nuk e qajnë largimin e Albian Ajetit drejt Anglisë. Ademi është sulmuesi i vetëm në konkurencë me vetveten në ekip, pasi sulmesit e tjerë nuk kanë minuta në këmbë.

Në javën e gjashtë të kampionatit Baseli e sheh vete në vendin e parë me 15 pikë, duke përfituar edhe nga barazimi i Young Boys. Sa i përket sulmesit Ademi, ai mbetet në rradhët e përfaqësueses zvicerane. Kohë më parë Shqipëria dhe Kosova interesoheshin për shërbimet e sulmuesit por menxheri i tij ka bërë të qartë zgjedhjen e Ademit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top