You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshon vetëm pak nga Ndoji, Dërmaku do t’i bashkohet Serisë A në sezonin e ardhshëm

Ndryshon vetëm pak nga Ndoji, Dërmaku do t’i bashkohet Serisë A në sezonin e ardhshëm

Pas Emanuele Ndoji, një tjetër shqiptar bashkohet në Serinë A për sezonin e ardhshëm. Por ndryshimi është se nuk do të jetë sërish me skuadrën e tij, si në rastin e Ndojit me Breshian.

Kosenza e Dërmakut ndodhet në mesin e renditjes në Serinë B dhe nuk ka asnjë shpresë për ngjitjen në elitën e Italisë. Por paraqitjet e kapitenit shqiptar, kanë bërë që mbrojtësi kuqezi t’i lërë hapësirë vetes për t’u kërkuar nga klube të tjera më të mira. Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Dërmaku ka refuzuar zgjatjen e kontratës me klubin aktual, duke kërkuar që në sezonin e ardhshëm t’i bashkohet një skuadre të Serisë A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top