“Liga e Kombeve” ishte mënyra më e mirë që Panuçi të provonte disa lojtarë të rinjë, për të pasur skuadrën ideale për kualifikueset e Europianit. Mund të themi se ende nuk e kemi ekipin perfekt, megjithatë disa lojtarë janë fituar deri më tani.
Ismajli, Uzuni dhe Binaku ishin padyshimet afrimet më të goditura të teknikut italian gjatë këtij edicioni. Praktikisht duke iu afruar gjysmës së formacionit, që po ndryshon nga dora e trajnerit të ri. E për të vazhduar idenë deri në fund, Shqipëria do na ngrohte edhe më shumë në ndeshjet e marsit, nëse do të afronte ndonjë prej talenteve të vërtetë.
Për ta nisur nga telenovela “Shabani”, e cila mbetet gjithmonë një enigmë e madhe. Gjermani, Kosovë e Shqipëri, shanset janë të barabarta që futbollisti të zgjedh një mes këtyre emrave. Për të vazhduar me Muslijan dhe Rexhbecajn, futbollistë këta që luajnë në Bundesligë dhe që garantojnë sukses në të ardhmen.
Nuk do të kenë shumë nevojë për t’u ambientuar, pasi luajnë në nivelet më të larta të Europës, por thjeshtë të shprehen me një “PO”. Futbollisti i harruar, por që ndoshta ofron më shumë magji mes këtyre emrave, është Bastien Toma. Pasimi i tij mund të nxjerr huq një ekip dhe këtë e ka vërtetuar edhe më parë me Sionin.
Për të thuhet se ka këmbët e Ksavit, pasi dhuron pasime jashtë çdo imagjinate. Me informacionet që “Shqiperia.ch” ka siguruar, futbollisti në fjalë i cili është mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë, vendimi i tij do të merret në një periudhë më të vonë, ndoshta në fillimin e vitit të ardhshëm. /Shqiperia.ch/