You are here
Home > Kombëtarja > Ndodh për herë të parë, Ardian Ismajli shpallet më i miri i gjithë Kroacisë

Ndodh për herë të parë, Ardian Ismajli shpallet më i miri i gjithë Kroacisë

“Do të rikthehem edhe më i fortë se më parë”, kështu u shpreh Ardian Ismajli pasi u operua gjatë muajit dhjetor, atëherë kur sapo kishte nisur të merrte besimin e Hajdukut të Splitit. Ashtu edhe ndodhi, si një “luftëtari” i vërtet, mbrojtësi u rikthye në janar në fushë dhe prej asaj dite, shpallet lojtari më i mirë i Hajdukut ose në 11-she ideale të javës.

Këtë herë Hajduku mundi Rijekan e vendit të dytë me rezultatin 4-0, duke thyër kështu edhe rekordin negativ që kishte prej vitesh me këtë skuadër. Ardian Ismajli zhvilloi ndeshjen e perfeksionit, duke pasur një saktësi kirurgjikale.

Vlerësimet nga mediat kroate erdhën menjëherë, por këtë herë ka një tjetër histori. Mbrojtësi i Shqipërisë nuk është shpallur vetëm në 11-shen e javës, sipas asaj që transmeton “Telesport.hr”. Këtë herë Ismajli është shpallur edhe lojtari më i mirë nga gjithë 11-shja ideale, e kjo shënon një rekord më vete.

“ Hera e pestë në 11 më të mirët dhe hera e parë si lojtari i ndeshjes. Më së shumti pasimet të sakta gjatë lojës së kaluar (72/80), duele të fituara (13/14) dhe driblime me sukses (2/2). Gjithashtu edhe 8 ndërprerje të aksioneve që ndërtuan kundërshtarët”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top