
Fundjavën që lamë pas, në futbollin shqiptar, Partizani arriti të shpallej kampion pas plot 26 vjetësh. Këtë triumf, “demat” e arritën pikërisht kundër rivalëve të tyre të përjetëshëm, Tiranës, ku me tre pikëshin që morën arritën të bënin të tyren titullin kampion numër 16 në histori
Natyrisht kjo ishte një festë për të gjithë tifozët e Partizanit, të cilët, kishin me dekada që e prisnin këtë trofe nga të kuqtë e kryqeytetit. Për këtë gjë nuk munguan në stadium edhe shumë simpatizantë të “demave”, që kishin ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë. Madje kishte edhe nga ata që erdhën nga Kosova apo dhe nga Disapora, vetëm që të ishin të pranishën në atë ndeshje historike të ekipit që drejtohet nga Skënder Gega. Ndër to, rasti më i veçantë nga sportëdashësit e Partizanit, na vjen nga “Panorama Sport”, teksa shkruhet se tifozi nga qyteti i Sarandës, Vladimir Sinani, kishte dalë nga burgu vetëm për të ndjekur nga afër ekipin e tij të zemrës, në atê ndeshje historike për Partizanit.
Natyrisht Vladimiri ia kishte dalë që të merrte leje për të qënë i pranishëm në atë sfidë, por nga krahu tjetër, ai jep edhe një shembull që duhet ndjekur nga çdokush që ka në zemër një skuadër: “Pavarsisht rrethanave, largësisë apo kushtet për të përkrahur skuadrën që do, çdo kush e gjen mënyrën për t’iu gjendur pranë asaj, duke u hidhëruar, apo festuar ( në rastin konrekt), me të gjithë ata që janë protagonist me ekipin përkatës”!/Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/