
Futbollisti që ishte pjesë e skuadrës së Kedah në Malajzi,Liridon Krasniqi, duket se është kthyer në një lojtarë të këtij vendi. Ditën e djeshme emri i tij ka qënë në listën e Federatës së Futbollit të Malajzis, ku Krasniqi shihet si lojtar i përfaqësueses së tyre.
Ndonëse është 26 vjeç, Liridoni duket se është ambjentuar më së miri me këtë vend, saqë emri i tij figuron në një listë të tillë. Krasniqi ka qënë pjesë e Shqipërsië U-21, ku me djemtë kuqezi ka luajtur vetëm 2 ndeshje. Mesfushori shqiptar, është shumë i lidhur me klubin e tij, madje dhe kur u largua pak kohë më parë nga Kedah, la një letër emocioniese dhe lamtumire. Ky fakt tregon se sa i “dashuruar” ishte Krasniqi si me skuadrën që ishte pjesë ashtu edhe me Malajzin.
Në një deklaratë për shtyp të zëvendës presidentit të Federatës së Futubollit Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi, është shprehur që institucioni po vëzhgon lojtarë të huaj por që kanë një lidhje të veçantë me Malajzinë. Ai theksoi gjithashtu se Liridon Krasniqi është një nga këta futbollistë dhe është në këtë lisë, ku është një potencial për të qënë pjesë e kombëtares së Malajzisë.
“Kemi një listë të lojtarëve të huaj që po i vëzhgojmë. Liridon Krasniqi është në listën tonë. Lista përbëhet nga lojtarë të huaj që kanë trashëgimi malajziane ose kanë luajtur në vend për katër apo më shumë vjet. Krasniqi është i etur për të përfaqësuar Malajzinë. Nëse Krasniqi luan edhe një sezon në ‘M-League, atëherë ai mund të jetë i kualifikuar”, u shpreh Yusoof për “nst.com.my”, duke treguar në këtë mënyrë edhe për të padëgjuarën, ku shqiptarët duhet të furnizojnë edhe një Kombëtare të tillë me lojtarë. /Shqiperia.ch/