You are here
Home > Kryefaqja > Muriqi vlen sa Ronaldo! Reagon klubi turk: Po na e bëjnë me qëllim, nuk do të largohet!

Muriqi vlen sa Ronaldo! Reagon klubi turk: Po na e bëjnë me qëllim, nuk do të largohet!

Vedat Muriqi, lojtari dhe sulmuesi i Kosovës, ka një vlerë të jashtëzakonshme në Turqi. Madje Rizespori është duke e trajtuar këtë futbollist, si të ishte Kristiano Ronaldo.

Me të drejtë, pasi shqiptari vlen sa portugezi për Rizesporin, pasi shpeshherë zgjidh ndeshjet edhe i vetëm. Kjo ka bërë që edhe shumë klube të ndryshme e të njohura europiane të hedhin vështrimin nga Muriqi, për ta marrë në merkaton verore. Këtu ka ardhur edhe indijimi i Rizesporit, që me një deklaratë zyrtare, hedh gjithçka poshtë:

“Lojtari ynë Vedat Muriqi beson se shpërndarja e lajmeve të pabazuara rreth largimit të tij është i qëllimshëm dhe ne jemi të shqetësuar për këtë. Të gjitha janë të pabazuara nga ana e mediave”, shkruhet në reagim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top