
Vetëm para pak minutash është publikuar edhe lista e plotë zyrtare nga trajneri Reja, për futbollistët e grumbulluar në dy takimet e rradhës. Ajo që binte në sy lehtësisht, ishte mungesa e Berat Gjimshitit.
“Shqiperia.ch” është interesuar menjëherë për këtë mungesë të lojtarit më në formë të Shqipërisë, teksa me Atalantën u shndërrua në lojtarin kryesor, duke zbuluar edhe arsyen. Gjimshiti kishte disa probleme fizike, të cilat e detyruan të humbas këto dy takime. Madje edhe ndeshjen e fundit me ekipin nga Bergamo e ka luajtur i sforcuar, duke e pasur të pamundur t’i bashkohet kuqezinjve. /Shqiperia.ch/