
Gjithmonë janë të ditura fjalët e trajnerit të Lacios pas përfundimisht të një ndeshje. Madje në Itali thuhet shpeshherë se Inzagi është e kotë të dalë, teksa përsërit të njëjtat fjalë, si të ishte një kasetë e rregjistruar.
Sa herë e keni dëgjuar nga Inzagi këtë sezon: “Strakosha nuk bëri asnjë pritje të vetme”? Ndoshta më shumë sesa 7 herë, por e njëjta gjë u përsërit edhe në përfundimin e takimit ndaj Milanit. I emocionuar për kualifikimin ndaj kuqezinjve, Inzaghi nuk mund të surprizonte me komentin e tij.
Por më e rëndësishmja ngelet fakti se Milanin u kthye në një “kokë turku”, për të shpëtuar pikërisht vetveten. Tifozët e Lacios kishin paralajmëruar një reagim shumë të madh, nëse ekipi i tyre do të eliminohej, nisur nga dështimet e fundit.
“Djemtë e merituan dhe ishte një gol i madh. E merituam kualifikimin dhe Reina u tregua i mirë. Strakosha nuk e bëri asnjë pritje gjatë gjithë lojës. Këta djemë kanë një zemër të madhe dhe unë nuk dua t’i kritikoj. Erdhëm në “San Siro” me një personalitet të madh dhe tani duam të fitojmë finale e Kupës”, u shpreh Strakosha. /Shqiperia.ch/