You are here
Home > Kombëtarja > Mërgim Mavraj e sheh nga televizori, Ingolshtadi jep shenja jete në sezonin…fatkeq!

Mërgim Mavraj e sheh nga televizori, Ingolshtadi jep shenja jete në sezonin…fatkeq!

Në Bundesliga 2, Ingolstadt ka nisur të ketë frymëmarrje dhe një gjysmë shprese. Fitorja e djeshme në transfertë, 1-3, i afron drejt mbijetesë. Megjithëse skudra gjermane ndodhet në zonën e kuqe, janë ende katër ndeshje me 12 pikë në lojë për të mos dërguar ekipin e Mërgim Mavraj në rrënimin total drejt ligave me të dobëta në Gjermani.

Mbrojtësi shqiptar nuk aktivizohet që prej tre ndeshjesh në kampionat, teksa kanë mbetur edhe katër të tjera. Shumë pak për të ofruar ndihmesën e tij. I tillë sezon qe ky për Mavraj. Greqia nuk rezultoi fatësjellëse për mbrojtësin shqiptar, aq më pak Bundesliga 2 me skuadrën që lufton mbijetesën. Shkak i mungesës në fushë për Mërgimin ka qenë forma fizike pas dëmtimit, por edhe vetë zgjedhjet e trajnerit,

Tomas nuk ka qenë besim plot ndaj shqiptarit. Në deklaratat e fundit trajneri gjerman ka shprehur se edhe nëse Mavraj do të rikthehej shpejt, qendra e mbrojtjes nuk do të ndryshonte në ndeshjen e djeshme. E teksa kampionati europian vazhdon në qeshor, Mavraj duhet të llogarisë edhe planet e trajnerit të ri të Kombëtares, Edy Reja. Tekniku ka theksuar se do të ruhet stili i De Biazit, të njejtë stil ku Mavraj ishte lider. Por me performancën e të rinjëve Ismajli e Gjimshiti, Mavraj duhet vërtet të bëj llogaritë e rikthimit të fuqishëm./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top