
Alban Meha jep sinjale të forta për trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, duke treguar se ai është rikthyer në formën më të mirë. Mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë dje një tjetër super gol në Gjermani, duke ia dalë sërish të realizojë nga goditja e dënimit, ashtu siç “snajperi” di të bëj më së miri.
Mesfushori bën pjesë në klubin e Elversberg, ku me transferimin në këtë skuadër, po tregon se po kthehet në formën e tij më optimale dhe po gjen atë çka i kishte munguar në Jordani.
Me këto paraqitje të zhvilluara deri më tani, Meha po tregon gjithnjë e më shumë një ftesë nga trajneri Shaland dhe është i gatshëm të rikthehet pas shumë kohësh tek Kosova. “Shqiponja” shqiptare mund të ndihmojë Kosovën për ta fluturuar drejt Europianit, ndërsa duhet theksuar lidhja e fortë që ka futbollisti shqiptar me simbolin e shqiptarëve. /Shqipëria.ch/