You are here
Home > Kryefaqja > Më parë e ka kërkuar edhe Shqipëria, lojtari i Galatasarait që luajti me Turqinë ndaj U-21 të Bushit

Më parë e ka kërkuar edhe Shqipëria, lojtari i Galatasarait që luajti me Turqinë ndaj U-21 të Bushit

Një prej detajeve të veçanta dhe harruara të takimit mes Turqisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e përfunduar me rezultatin 2-2, është edhe lojtari Yunus Akgun. Futbollisti 18-vjeçar është grumbulluar në shumë takime edhe nga ekipi i parë i Galatasarait, pasi i ka kaluar të gjitha moshat.

Sulmuesi që origjinën e tij e ka nga Gostivari, ka pasur kontakte më herët për t’iu bashkuar kuqezinjëve. Gjithsesi ka vazhduar dhe zgjedhur që të përfaqësoj Turqinë, vendin që e rriti si futbollist. Madje në përballjen e djeshme, ka luajtur edhe 45 minutat e dyta në takimin ndaj Shqipërisë që drejtohet nga Alban Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top