
Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Napolit, në një nga takimet më të rëndësishme të kampionatit italian.
Të dyja skuadrat janë favoritet kryesore për fitimin e Skudetos, megjithatë bardhezinjtë kanë treguar se nuk kanë konkurrentë as në këtë sezon. Një tjetër paraqitje e dobët ishte ajo e mbrojtësit shkodranit, kjo e thënë nga mediat italiane.
Sipas “Tuttonapoli”, futbollistët më të dobët në fushën e lojës, ishin Mario Rui që u ndëshkua me kartonin e kuq dhe Elseid Hysaj. Të dy lojtarët janë vlerësuar me notën 5, ndërsa përshkrimi për mbrojtësin e Kombëtares ishte e tillë:
“Shumë pasime vinë nga ana e shqiptarit, por ai vuan aq shumë kur dikush e synon krahun e tij, për ta kaluar. Kjo u pa në rastin e parë të golit të bardhezinjve, teksa pas krosimit të Ronaldos nga e djathta, u barazua rezultati. Gjysëm pike më pak për shkak të vendosjes së gabuar në golin e tretë”. /Shqipëria.ch/