You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësin shqiptar e do Napoli dhe Benfika, inati i preferencës së Greqisë shuhet disi

Mbrojtësin shqiptar e do Napoli dhe Benfika, inati i preferencës së Greqisë shuhet disi

Enea Mihaj zgjodhi t’i bashkohej Kombëtares në kohën kur te kuqezinjtë erdhi Panuçi, ndërsa më parë ky mbrojtës i ka thënë 7 herë “JO” Shqipërisë. Një sinqeritet të madh do të kishte lojtari edhe para pak javësh, duke u shprehur te mediat greke se erdhi me Kombëtaren tonë, pasi i mungoi ftesa nga Greqia.

Pra për tifozët shqiptarë nuk është një futbollist që gëzon një simpati të madhe, por këtë “inat” e shuan disi merkato verore. Pas mbrojtësit shqiptar janë vendosur ekipe të njohura në Europë, madje që në merkaton dimërore.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta.Gr”, Benfika, Napoli dhe Lech Poznan kërkojnë të marrin Mihajn në merkaton e verës. Një interesim nga gjigandët portugez ishte edhe në janar, por vetë mbrojtësi vendosi që të vazhdonte në Greqi, për të parë më mirë situatën deri në mbylljen e sezonit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top