You are here
Home > Kombëtarja > ‘’Mbaje alegrinë deri të dielën”, Bare ndez duelin me Manajn: Vlla, do e shihni nga televizori ju

‘’Mbaje alegrinë deri të dielën”, Bare ndez duelin me Manajn: Vlla, do e shihni nga televizori ju

Malaga dhe Albasete do të kenë një përballje direkte këtë javë në kampionatin spanjoll, me skuadrat në fjalë të cilat luftojnë për një vend në “Play Off”, atje ku do të diskutohet kalimi në “La Liga”.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe dy lojtarët shqiptarë, që nuk janë ftuar nga Kombëtarja, Keidi Bare dhe Rei Manaj. Dueli është ndezur në “Instagram”, atje ku mesfushori shqiptar nuk e ka kursyer ironinë ndaj sulmuesit: “Mbaje alegrinë deri të dielën”. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Manajt, që shprehet se Malaga nuk do të mundet të arrijë as në fazën e “Play Offit”, për të mos pretenduar për më tej: “Vlla, “Play Off” do e shihni nga televizori ju”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top