You are here
Home > Kombëtarja > Manaj luan gjithë sezonin: Megjithë respektin jemi për “La Liga”, duam tifozët vetëm të këndojnë

Manaj luan gjithë sezonin: Megjithë respektin jemi për “La Liga”, duam tifozët vetëm të këndojnë

Albasete ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme, duke mundur me rezultatin 2-3 Majadahondën në transfertë. Autori i golit të parë do të ishte Rei Manaj, me shqiptarin që gjeti rrjetën e parë për vitin 2019.

Sulmuesi i Kombëtares do të gjente bukur rrjetën dhe do t’i hapte rrugë spektaklit. Falë kësaj fitore, Albasete është shumë pranë ngjitjen në “La Liga”. Përballja e rradhës do të vendos shumë sa i përket këtij objektivi, pasi ekipi i Manajt do të përballet me Granadan e vendit të dytë. Nëse Albasete do ta marrë këtë pozicion, atëherë ngjitet menjëherë në elitën e futbollit spanjoll, në të kundërt do e provoj nëpërmjet fazës “Play-Off”. Manaj ka folur në fundin e ndeshjes për mediat spanjolle:

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen, që shënova sërish, por mbi të gjitha për fitoren. Kemi pasur një rënie në pjesën e dytë dhe kjo është normale. Me rezultatin 0-3 kërkohet relaksimi kur nuk duhet. Kundërshtari është shumë i mirë dhe kemi bërë një përpjekje të madhe në çdo kohë. Tani duhet të mendojmë për të hënën që të marrim vendin e dytë.

Unë mendoj se dallimi duhet të vihet re në këtë fushë. Megjithë respektin, duhet të theksojmë se Albacete e meriton të ngjitet në të parën. Nuk e gjykoj veten time sa i përket statistikave dhe janë gjëra që ndodhin në futboll. Të hënën ne duam një stadium të stërmbushur, që të këndoj nga minuta e parë te e fundit”, ka thënë Manaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top