You are here
Home > Kombëtarja > Majkëll Xhordani është ky? Hajduku pyet për Ismajlin, tifozët: Nuk e kemi pasur ndonjëherë

Majkëll Xhordani është ky? Hajduku pyet për Ismajlin, tifozët: Nuk e kemi pasur ndonjëherë

Ardian Ismajli vazhdon të shkëlqej me fanellën e Hajdukut të Splitit, duke qënë një titullar i padiskutueshëm me ekipin kroat, që po kërkon një vend në Europë këtë sezon. Në javën e shkuar, atje ku fituan me rezultatin 4-0 ndaj Rijekës, mbrojtësi shqiptar u shpall edhe më i miri i javës në Kroaci.

Dashurinë e tifozëve e ka fituar menjëherë, pasi gjithmonë Ismajli është një dashuri me shikim të parë. Megjithatë lojtari i Kombëtares shkon përtej kësaj, duke bërë që sportdashësit ta duan gjithmonë e më tepër këtë lojtar, me paraqitjet që tregon në fushë.

Faqa zyrtare e klubit të Hajdukut ka postuar një foto, ku tregon kërcëmin e Ismajlit ndaj një lojtari të Rijekës: “Ismajli apo Xhordan?”, pyet klubi kroat, duke iu referuar basketbollistit të njohur. Komentet pozitive kanë qënë të shumta, ku theksonin faktin se një lojtar i tillë i mungonte Hajdukut prej 10 vitesh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top